Parajsa dhe ferri #90

By Emanuel Swedenborg

Study this Passage

  
/ 603  
  

90. Meqenëse njeriu është edhe Parajsë edhe botë në formën më të vogël sipas imazhit të më të madhit (shih më lart, 57), ka në të një botë shpirtërore dhe natyrore. Gjërat e brendshme që i përkasin mendjes së tij dhe që kanë lidhje me kuptimin dhe vullnetin, përbëjnë botën e tij shpirtërore; ndërsa gjërat e jashtme që i përkasin trupit të tij dhe që kanë lidhje me shqisat dhe veprimtaritë e tij, përbëjnë botën e tij natyrore. Rrjedhimisht, çdo gjë në botën e tij natyrore (d.m.th., në trupin e tij, në shqisat dhe veprimtaritë e tij), që ka ekzistencën e saj nga bota e tij shpirtërore (d.m.th., nga mendja e tij, nga kuptimi dhe vullneti i tij) quhet korrespondent.

  
/ 603  
  

Many thanks to Novi Jerusalem (Balkans) for the permission to use this translation.