Misteret Qiellore #2743

വഴി ഇമ്മാനുവൽ സ്വീഡൻബർഗ്

ഈ ഭാഗം പഠിക്കുക

  
/ 10837  
  

2743. Një herë pashë një qen të madh si Kerber 1 dhe e pyeta se çfarë donte të thoshte. Më thonë se një qen i tillë do të thotë një kujdestar që mbahet për të penguar këdo që është i mbushur me dashuri bashkëshortore të kalojë nga kënaqësia që është qiellore në kënaqësinë që është në ferr, ose anasjelltas. Sepse ata që janë të mbushur me dashuri të vërtetë bashkëshortore përjetojnë një kënaqësi që është qiellore, ndërsa ata që janë të zhytur në punët kurorëshkelëse përjetojnë gjithashtu një kënaqësi që u duket qiellore, por në fakt është ferr. Prandaj qeni përfaqëson një kujdestar i cili ruhet për të pardhealuar që këto gëzime të kundërta të vijnë në komunikim të ndërsjellë.

അടിക്കുറിപ്പുകൾ:

1. Një qen mitologjik me tre koka që ruante hyrjen në Hades ose në ferr.

  
/ 10837  
  

Many thanks to Novi Jerusalem (Balkans) for the permission to use this translation.