Parajsa dhe ferri #89

വഴി ഇമ്മാനുവൽ സ്വീഡൻബർഗ്

ഈ ഭാഗം പഠിക്കുക

  
/ 603  
  

89. Së pari, çfarë është korrespondenca. E gjithë bota natyrore i korrespondon botës shpirtërore, dhe jo thjesht botës natyrore në përgjithësi, por edhe çdo të veçantë të saj; dhe si pasojë çdo gjë në botën natyrore që buron nga bota shpirtërore quhet korrespondent. Duhet kuptuar se bota natyrore buron dhe ka ekzistencë të përhershme nga bota shpirtërore, pikërisht si një efekt nga shkaku i saj. Gjithçka që shtrihet nën diell dhe që merr nxehtësi dhe dritë nga dielli është ajo që quhet bota natyrore; dhe të gjitha gjërat që e marrin ekzistencën prej saj i përkasin asaj bote. Por bota shpirtërore është Parajsa; dhe të gjitha gjërat në qiej i përkasin asaj bote.

  
/ 603  
  

Many thanks to Novi Jerusalem (Balkans) for the permission to use this translation.